Babai i Lindsay Lohan insiston se bija e tij nuk është myslimane

Babai i Lindsay Lohan insiston se bija e tij nuk është myslimane

Babai i aktores, Lindsay Lohan, Michael ka insistuar se e bija e tij nuk është myslimane.

Pas një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook  për të bijën e tij, ai në fund të postimit kishte shkruar se beson se Lindsay Lohan nuk është myslimane.

Pas shumë komenteve që ishin ankuar se pse ai duhet ta përmendte këtë fakt në një postim që nuk ndërlidhet asgjë me fenë, Michael shumë shpejt e largoi këtë fjali nga shkrimi i tij.

Një ditë më pas, ai e sqaroi postimin e tij.

“Më vjen keq nëse kam ofenduar dikë me postimin tim të djeshëm. Doja vetëm të theksoja se vajza ime nuk është e besimit islam, pavarësisht krejt asaj çfarë thuhet në media. Ajo është rritur si katolike dhe e tillë është dhe do të mbetet”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Aktorja ka nxitur shumë thashetheme se ajo ka ndryshuar besimin e saj dhe është konvertuar në myslimane kur në muajin janar të gjitha fotografitë në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram u fshinë dhe në vend të biografisë së saj  shkruhej vetëm përshëndetja arabe “Alejkum Selam”.