Balerini 11 vjeçar që po sfidon çdo stereotip baleti

Balerini 11 vjeçar që po sfidon çdo stereotip baleti

Një video e fundit e 11-vjeçarit Anthony Mmesoma Madu që vallëzonte në shi u bë virale duke marrë vëmendjen e superyllit të Hollivudit, Viola Davis dhe të famshmëve të tjerë që po e ndajnë videon, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Anthony është një nga 12 studentët në Akademinë Leap of Dance në Lagos.

Akademia, e themeluar në vitin 2017, është ideja e Daniel Ajala Owoseni i cili ka ligjëruar falas balet pa hapësirë vallëzimi.

Anthony thotë se vendi prej nga vje ai, nuk ka djem që vallëzojnë, sepse baleti është për vajza.

“Prej nga unë vi, njerëzit mendojnë që baleti është vetëm për vajza. Por un dua ta dëshmoj se jo nuk është vetëm për vajza”.

Kur Anthony kishte kuptur që videoja e tij ishte vërë virale në internet, dhe që shumë të famshëm e kishin parë dhe e kishin ndarë ishte shumë i lumtur. /Insajderi.com