‘Big Brother VIP Albania’ ka tashmë disa ditë që ka filluar dhe vëmendja për këtë show vetëm se është duke u shtuar nga publiku.
Mirëpo, ajo çka po ndodh brenda shtëpisë më të famshme shqiptare vazhdimisht po përbën lajm nëpër mediat rozë.
Së fundmi mediave nuk iu ka ikur një moment nga përditshmëria e banorëve VIP të kësaj shtëpie.
Aty shihen dy konkurrentë duke kryer rite fetare, përkatësisht duke u falur.
Bëhet fjalë për Sabianin dhe konkurrentin nga Kosova, Elhaid Cufin, ku me sa duket ata janë praktikues të fesë islame.
Në anën tjetër, ata gjatë ditës kanë duke diskutuar edhe për jetën e tyre personale dhe histori nga e kaluara. Këngëtari, Sabiani në një bisedë me shkrimtarin, Elhaid Cufi ka treguar një eksperiencë aspak të këndshme për të.
Ai ka deklaruar se ka qëndruar për 28 ditë në paraburgim, me disa shqiptarë të tjerë, për arsye që nuk kanë pasur dokumenta.
Madje ai deklaron se atë e kanë dërguar në një ndërtesë tjetër sepse paraburgimi ishte mbushur plot, ndërsa, Elhaidi ka thënë që ai nuk ka qenë në paraburgim, por vetëm si dëshmitarë në një raste.
“ Jo nuk kam qenë, vetëm si dëshmitarë kam qëndruar 3-4 orë”, ka pohuar ai./Insajderi.com