Banorët e prekur nga tërmeti fjetën në shi, Noizy ka një ide ku mund t’i strehojnë për momentin

Banorët e prekur nga tërmeti fjetën në shi, Noizy ka një ide ku mund t’i strehojnë për momentin

Reperi i njohur, Noizy, ndodhet në qytetin e Durrësit që pas tërmetit të fortë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Ai vazhdon që të jetë pranë banorëve të prekur nga tërmeti, duke i ndihmuar me ushqim dhe me strehim.

Nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Instagram”, ai ka treguar se mundon organizimi që këta njerëz të sistemohen siç duhet. Madje edhe mbrëmjen e djeshme teksa reshjet e shiut zunë qindra qytetarë në qiell të hapur, Noizy ka publikuar një video ku shfaqet brenda njërit prej kamionëve që ka sjellë në Shqipëri ndihma.

“Një ide ku mund të flejnë njerëzit e mos lagen pa çadra”, thotë një moment reperi, i cili më pas pyet një prej djemve se sa i gjatë është kamioni, dhe ai i përgjigjet: “18 metra”.

“Shumë mirë po të kishim 30 kamiona të tillë në Shqipëri këtu mund të flinin 40 veta ose më shumë”, shprehet Noizy.