
Dua Lipa tashmë është një artiste e dëshmuar në rrafshin ndërkombëtar. Kudo në botë dëgjohet muzika e saj, e këtë vit e përmbylli dukë marrë edhe gjashtë nominime “Grammy”, njofton Insajderi.
Së fundmi, Barack Obama ka publikuar listën e tij të këngëve të preferuara të këtij viti, dhe “Levitating” e Dua Lipës është njëra nga ato.
Kënga publikua 2 muaj më parë dhe është në bashkëpunim me DaBaby.
View this post on Instagram
Katër muaj më parë, Obama kishte ndarë me ndjekësit e tij në Twitter, listën me këngët e preferuara për këtë verë.
Në këtë listë zuri vend edhe Dua Lipa me këngën “Un Dia” në bashkëpunim me këngëtarin latin J Balvin.
Kënga rezultoi të ishte shumë e suksesshme, duke bërë që Dua Lipa të debutojë në tregun e muzikës latine, e të renditet në krye të top-listave. /Insajderi.com