Bardhi gati për tregun ndërkombëtar – një bashkëpunim me reperin gjerman

Bardhi gati për tregun ndërkombëtar – një bashkëpunim me reperin gjerman

Bardhi debutoi bindshëm në tregun muzikor duke mbledhur mijëra komente pozitive e pëlqime dhe miliona klikime në platformën e Youtube.

Pas suksesit me këngën “Betohemi” duke pushtuar top listat në rajon, ai është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij shumë premtuese.

Artisti po mban të njëjtin intensitet zhvillimi, sepse Insajderi merr vesh se ai është gati të debutojë edhe në tregun e madh gjerman.

Bardhi po vjen në bashkëpunim me reperin Eren Can, artist i cili është nën menaxhimin e ZUNA KMN.

Lajmi vjen pasi menaxhmenti i Bardhit publikoi një video me njeriun më të afërt të KMN, Arian Kosumit. /Insajderi.com