Bardulla i hyn ‘fellit’, ia përmend motrën reperit Lumi B në emision

Bardulla i hyn ‘fellit’, ia përmend motrën reperit Lumi B në emision

Lumi B e Bardulla ka kohë që janë miq mes vete, qysh kur patën sjellë mega-hitin “Hey” e që vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe ditët e sotme.

Që të dy reperët, këtë të shtune kanë qenë të ftuar në emisionin “Review”, ku kanë treguar histori të ndryshme të jetës dhe sfidat me të cilat janë përballur për të arritur këtu ku janë sot.

Por, biseda duket të ketë shkuar jo fort mirë, kur Bardulla e tregon pikën e dobët të reperit, Lumi B i cili detyrohet t’i thotë këtij të fundit që mos të vazhdojë t’i hyjë “fellit”.

Kjo shkaku se sipas Bardullës, pika e dobët e Lumi B është motra e tij, dhe nëse dikush do ta fyente Lumi B-në me motër, do ta pësonte keq.

Kujtojmë që reperi ka pak kohë që i është kthyer skenës muzikore, pas një pauze disa vjeçare.

Emisionin “REVIEW” mund ta shikoni çdo të shtunë në RTV DUKAGJINI nga ora 20:10.

/ © Insajderi  /

Review – 25.01.2020

Review – 25.01.2020“E kam sharë me motër”- Lumi B dhe Bardulla tregojnë sekretet në Review

Gepostet von Review am Samstag, 25. Januar 2020