Bashkëpunimet që Kida “ia pa hajrin”

Bashkëpunimet që Kida “ia pa hajrin”

Bashkëpunimet konsiderohen “armë e fortë” në muzikë, e këtë po e përdorë me mjeshtri shumë të madhe edhe Orhidea Latifi, këngëtarja e njohur si Kida.

Kështu të paktën po tregojnë shifrat që projektet e saj në bashkëpunim me artistët e tjerë kanë arritur të grumbullojnë në platformën ‘YouTube’.

E, sukses të tillë duket që nuk kanë edhe ato solo, pasi që shifrat e klikimeve mes këtyre dyjave kanë dallim si ‘nata me ditë’.

Madje, përveç klikueshmërisë më të vogël, projekti i fundit që mban titullin ‘Dinero’, është “gozhduar” nga fansat e saj.

Në drejtim të këngëtares u adresuan shumë kritika duke i thënë asaj që të ndërrojë urgjentisht bashkëpunëtorët.

Kurse, disa të tjerë hallin e patën me tesktin e këngës, pasi ishte shumë më ndryshe nga publikimet e saj të mëhershme.

Se kjo këngë nuk pati shikueshmëri të madhe, më së miri tregohet një muaj pas lansimit, ku numëron vetëm dy milionë klikime në platformën ‘Youtube’.

Është e kuptueshme që bashkëpunimet mes dy e më shumë artistëve sjellin më shumë klikime pasi secili nga ta ka fansat e vet, por jo deri në këto përmasa sa që një këngë solo të kenë miliona klikime më pak se një duet, siç është rasti i Kidës në këngën e fundit “Dinero” me atë “Dale”, që erdhi në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën.

Kjo e fundit numëron mbi 57 milionë klikime.

Më poshtë gjeni tri këngët më të kilikuara të saj, e që janë bashkim i forcave më një këngëtar tjetër.

Bashkëpunimi i saj më i suksesshëm deri më tani është me këngëtarin, Ermal Fejzullahu i titulluar “Tela”.

Kënga që dy vite nga lansimi numëron afro 90 milionë klikime në platformën ‘Youtube’.

Hiq më keq nuk mbeti edhe bashkimi i forcave me reperin nga Ferizaj, Mozzik.

Kënga titullohet ”PP” dhe është gërshetim i dy projekteve në një të vetëm, i cili që një vit nga lansimi numëron afro 82 milionë klikime.

Projekti tjetër, shumë i pëlqyer nga fansat e Kidës është ai me reperin, Lyrical Son i quajtur “Deja Vu”.

Edhe ky projekt ka dy vite nga lansimi, dhe një numëron hiq me pak se 40 milionë klikime në ‘Youtube’.

Kida gjatë karrierës ka bashkëpunuar edhe me artistë tjerë si: Getinjon, Butrint Imerin, Ledri Vulën dhe së fundi edhe me artistin gjerman, Samra. /Insajderi.com