Bashkëpunimi i paralajmëruar qysh moti mes Era Istrefit dhe Claydee, pritet të jetësohet së shpejti – këngëtarja paralajmëron hitin e radhës

Bashkëpunimi i paralajmëruar qysh moti mes Era Istrefit dhe Claydee, pritet të jetësohet së shpejti – këngëtarja paralajmëron hitin e radhës

Jo shpesh herë na bije t’i shohim dy shqiptarë me famë ndërkombëtare të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Hera e fundit që kemi parë një bashkëpunim të tillë ka qenë ajo kohë kur Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë qenë pjesë e bashkëpunimit në këngën “Girls”, shkruan Insajderi.

E kësaj here është Era Istrefi ajo e cila po pritet ta jetësojë bashkëpunimin e paralajmëruar qysh moti me këngëtarin shqiptar, Clydee.

25-vjeçarja nga Prishtina e cila gëzon famë ndërkombëtare fal hitit shpërthyes ‘BonBon’, në llogarinë e saj publike në Instagram ka bërë me dije që shumë shpejt ajo e Claydee po sjellin një hit.

Ndonëse ka qenë Claydee ai i cili para më shumë se dhjetë muajve kishte paraljmëruar një bashkëpunim me Erën ky i fundit nuk u pa asgjëkundi deri më tash.

Shikoni episodin e ri të emisionit “Review”:

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Gepostet von Review am Samstag, 19. Oktober 2019

Nuk është hera e parë që Claydee po vjen në bashkëpunim me një shqiptare pasi që jo shumë muaj më parë ai ka publikuar këngën “Loquita” pjesë e të cilës është edhe ylli në ngritje, Eleni Foureira.

Nryshe për ju që nuk e njihni, Claydee është shqiptar i lindur në Tiranë derisa jeton dhe vepron në Athinë të Greqisë. Emri i tij i plotë është Klejdi Llupa dhe ka 34-vjet.

Në foto: Claydee

Kujtojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i shtatë me radhë i Era Istrefit për këtë vit. Kënga e saj e fundit mbanë titullin “Let’s Get Married” dhe ka ardhur si bashkëpunim i Istrefit me Yellow Claw dhe burrin e Cardi B, Offset.

/ © Insajderi /