Një nga projektet më të papritura të këtij viti ishte ky mes Feros dhe Genta Ismajlit. Kënga e titulluar “Level Up” pati edhe një befasi – na prezantoi Genta Ismajlin si repere, njofton Insajderi.
Që kur Genta ishte një 19-vjeçare dhe u prezantua në industrinë e muzikës shqiptare me këngën “Dridhem”, karriera e saj vijoi të ishte shumë e bollshme duke sjell për publikun hite të pafundme të kohës.
Përgjatë viteve, se kemi parë asnjëherë si repere, mirëpo bashkëpunimi me Feron na prezantoi edhe me një talent tjetër të këngëtares.
Këngën që mund ta ndiqni më poshtë është pjesë e albumit të ri të Feros që mban titullin “Goat”. /Insajderi.com