Bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina tregon se është infektuar me variantin Delta edhe pas vaksinimit kundër COVID-19

Bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina tregon se është infektuar me variantin Delta edhe pas vaksinimit kundër COVID-19

Biznesmeni, Fisnik Syla i njohur si bashkëshorti I këngëtares, Fjolla Morina, ka njoftuar se  është infektuar me virusin COVID-19, variantin Delta.

Ai tha edhe pse është vaksinuar kundër Coronavirusit ai është infektuar por, që vaksina e ka ndihmuar që të mos i përkeqësohet gjendja.

Mes tjerash, bashkëshorti i artistes shqiptare u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen sa më parë kundër COVID-19, pasi që sipas tij mos të ishte i vaksinuar do të ishte edhe më keq.

“Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin COVID-19, variantin Delta. Nuk po ndihem edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe më keq”.

 

“Porosia ime për të gjithë është: Ju lutem vaksinohuni sa më parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, ka thënë ai./Insajderi.com