
Bashkëshortja e Ellen DeGeneres, Portia de Rossi u shtrua në spital për apendesit.
Aktorja, 48 vjeçare, iu nënshtrua një operacioni të premten dhe tani është duke u rikuperuar në shtëpi ku afër po i qëndron Ellen DeGeneres, sipas një raporti nga revista People, njofton Insajderi.
Një përfaqësues për çiftin i tha për revistën se ajo është në gjendje stabile shëndetësore.
De Rossi, nuk është e vetmja që është përballur me probleme shëndetësore kohët e fundit. DeGeneres, 63 vjeçare, doli pozitive për COVID-19 në dhjetor të vitit 2020.
Dyshja u martuan në gusht të vitit 2008 menjëherë pasi martesa e të njëjtit seks u legalizua në Kaliforni. /Insajderi.com