Vanessa Bryant, e veja e yllit të basketbollit Kobe Bryant, ka ngritur një proces gjyqësor kundër sherifit të qarkut në Los Anxhelos duke pretenduar se deputetët ndanë foto të paautorizuara të përplasjes që vrau burrin e saj, vajzën e tyre 13-vjeçare dhe shtatë të tjerë, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.
Pas përplasjes në janar, dolën raportet se fotot grafike të viktimave po shpërndaheshin ‘online’. Vanessa Bryant ishte shkatërruar emocionalisht nga raportet, tha avokati i saj.
Padia kërkon dëmshpërblim për neglizhencë, cënim të privatësisë dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.
Sherifi Alex Villanueva më parë u tha gazetarëve se tetë deputetë morën ose ndanë fotografi grafike të skenës dhe ai urdhëroi që fotografitë të fshiheshin. Sherifi tha se departamenti ka një politikë kundër marrjes dhe ndarjes së fotove të vendit të ngjarjes, por nuk zbatohet për skenat e aksidentit. /Insajderi.com