
Gjatë mëngjesit të sotëm, njësitë e EULEX-it përveç shtëpisë së bastisur të Jakup Krasniqi në Prishtinë, ata kanë bastisur edhe shtëpinë e tij në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, njofton Insajderi.
Me të marrë vesh për rastin, reagoi edhe reperi Gold AG, që gjithnjë e kemi parë të përfshirë në ngjarjet politike dhe sociale të vendit.
Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi të vjetër të Krasniqit, ndërsa shkruan “Jam historia veç me 3 shkronja, UÇK”.
Pak më vonë, Valon Haseni, avokati i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka thënë se është konfirmuar aktakuzat ndaj ish-kryeparlamentarit.
Ai për “Kosovapress”, tha se pritet edhe transferimi i Krasniqit për në Hagë. /Insajderi.com