Çifti më i përfolur në Për’puthen pa dyshim ishin Bearti me Tean.
Debati që shkaktuan janë ende duke u përfolur për foto të tyre në krah të njëri-tjetrit.
Përkundër kësaj, çifti duken se po e shijojnë më së miri lidhjen e tyre.
Së fundi Bearti ka postuar një video në Instagram nën shoqërinë e Teas. Në postim ai shkruan: “Më pëlqeve që herën e parë që hodha sytë tek ty. Unë thashë: Ajo është një Tigër, më përket mua”.
Tea kishte dalë çift me Andin nga emisioni i “Për’puthen”, dhe kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat në drejtim të saj për një lidhje të mundshme.
Mirëpo, gjithçka ndryshoi pasi Tea publikoi fotot me ish-konkurretin kosovar, Beart Rexhepi. /Insajderi.com
View this post on Instagram