Beatix pajtohet me Anxhelinën, publikojnë video së bashku

Beatix pajtohet me Anxhelinën, publikojnë video së bashku

Një vit pas sherrit të bujshëm mes kushërirave, Anxhelina dhe Beatrix, mbërriti lajmi I mirë.

Përmes një postimi dje në Instagram, mami I Beatrix, Antigona tregoi se dy kushërirat kishin dalë së bashku me mamatë e tyre dhe kishin kaluar kohë me familjen.

Dukej sikur gjithçka ishte rregulluar dhe këtë e përforcoi sot edhe një postim i Anxhelinës.

Kjo e fundit ka treguar sot se po kalonte paraditen me vajzën e tezes që dikur e kishte fshirë nga Instagrami.

“Me gocën e tezes që më kishte bërë unfolloë”, shkruante Anxhelina në videon ku shfaqej në të njëjtën makinë me Beatrix.

Për arsyen e sherrit u tha se ishte miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i famshëm Ariel.

Sipas burimeve, Beatrix i kishte kërkuar Ariel-it ta ndihmonte për karrierën e saj në Amerikë, mirëpo kjo nuk i kishte pëlqyer Anxhelinës, e cila ishte bërë xheloze.

Vajzat preferuan të mos e komentojnë këtë ngjarje në media, por një vit pas sherrit të bujshëm duket se gjërat janë rregulluar.