Të dielën mbrëma në Ulqin është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të 18-të në “Netët e Klipit Shqiptar”, shkruan Insajderi.
Në këtë eveniment madhështor këngëtarja Beatrix Ramosaj arriti të rrëmbejë dy çmime, në mesin e një numër të madhe të konkurrentëve.
Beatrix e cila shquhet për zërin e veçantë në këtë edicion ka fituar çmimin për ‘Interpretimi më i mirë femër’ dhe ‘Regjia më e mirë’.
E lumtur për këtë sukses, ajo ka ndarë disa imazhe e video të ndryshme në Instagram ku ka falënderuar nënë e saj Albërie Hadërgjonaj për mbështetjen si dhë gjithë fansat e saj.
“Kjo tregon lumturinë e vërtetë si duket. Fotografitë u realizuan nga e vetmja ime Albërie Hadërgjonaj. Pa ty nëna ime kjo nuk do të ishte. Jam shumë falënderuese. Femrat më të rëndësishme në karrierën time. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe mbështetjen”, ka shkruar ajo.
“Dancing With the Devil” ndryshe është projekti rikthyes i Beatrix i lansuar në fund të vitit që lamë pas./Insajderi.com