
Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, është rikthyer në skenën muzikore pas tri vitesh.
Ajo ka publikuar këngën e re, të cilën e ka lansuar sot (e hënë).
“Dancing With The Devil” që në shqip do të thotë “Duke kërcyer me djallin” mban titullin projekti i ri.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Adora, kurse për kompozimin është përkujdesur po ashtu Beatrix me artistin Eugent Bushpepa./Insajderi.com