Beatrix Ramosaj rrëmben vëmendje me fustanin transparent

Beatrix Ramosaj rrëmben vëmendje me fustanin transparent

Ajo është një nga artistet shqiptare që pëlqehet në masë të madhe nga publiku, përkundër se viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë.

Ajo është e komentuar për pamjen e saj e cila shfaqet çdo herë e me shumë e kuruar.

Fjala është për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila gjatë vitit të kaluar bëri rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.

Krahas karrierës, 27 vjeçarja komentohet tejet shumë edhe për imazhet e videot që publikon në rrjete sociale.

Së fundmi, krijuesja e “Dancing With the Devil” ka marrë vëmendje me disa fotografi në të cilat shfaqet elegante.

Komentet për të ishin të shumta ku nuk munguan edhe nga emrat e njohur të estradës.

Këngëtarja nuk ka paralajmëruar ndonjë këngë për sezonin veror./Insajderi.com