Disa artistë pëlqejnë t'i mbajnë fansat e tyre nën hije sa i përket jetës romantike dhe as Bebe nuk është ndryshe. Artistja nuk ndan shumë detaje nga jeta e saj romantike dhe të shumtë janë ndjekësit që hamendësojnë për statusin aktual të artistes, njofton Insajderi.

Bebe aktualisht nuk është e lidhur me askënd, por ajo ka bërë gjithashtu disa komente në lidhje me ruajtjen e privatësisë. Nëse këngëtarja do të takojë dikë special, është një çështje private.
Ndonëse ajo do të mirëpriste dashurinë dhe romancën e saj në jetë, ka diçka që po e penalizon këtë. Duke folur për revistën Health, ajo ka theksuar së të qenit e “opinionuar dhe e zëshme” ka frikësuar burrat në jetën e saj, njofton Insajderi.
“Është e vështirë. Unë mendoj se jam e opinionuar dhe e zëshme dhe kjo ka intimiduar shumë meshkuj”. “Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar – dhe kjo nuk jam unë”, i tha ajo revistës. “Unë nuk kam filtër. Jam kjo që jam. Nuk kam kohë për diçka tjetër”.
Më pas ajo thotë se ajo dëshiron të jetë në një lidhje, por thotë se nuk mund të përkushtohet në diçka përveç karrierës së saj.
“Tani për tani, unë dua të jem në një lidhje, dhe ndjehem sikur nuk mundem sepse kam punuar kaq shumë – nuk dua që vëmendja ime të shkojë në ndonjë gjë tjetër përveç karrierës sime”.
Ajo gjithashtu konfirmoi se ajo identifikohej si “fluide” dhe se mund ta shihte veten duke u dashuruar në këdo./Insajderi.com