Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e saj.
Këngëtarja e cila këto ditë mbushi 32 vjet, vazhdon që ta ndihmojë vendin e saj të origjinës kur ka nevojë.
Bebe së fundi në Instagram ka bërë thirrje që që të ndihmohet spitali i Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut pasi që nuk ka mjaftueshëm furnizim.
“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar ajo.
Në këtë foto ajo ka treguar edhe linkun ku mund të kontribuojnë të gjithë ata që kanë mundësi.
Në faqe të fondacionit mund të shihet se Bebe Rexha ka dhuruar plot 10 mijë dollarë (rreth 8,400 euro) për të ndihmuar furnizimin e spitalit.
Në anën tjetër, Bebe Rexha ka disa kohë që ka deklaruar lidhjen e saj, ku tashmë edhe shfaqet mjaftë e lumtur në krahë të tij./SHQIP.com