
Bebe Rexha ka marrë vëmendjen në një pjesë të Hollywood-it derisa po kalonte rrugëve në një festë të organizuar për Halloween.
Bebe ka postuar një video, në të cilën u shfaq duke bërë ‘twerk’ në mes të qytetit, në të cilin kishte shumë kalimtarë rasti.
Ajo ishte bashkë me ekipin e saj teksa po përgatiteshin për “netët horror”, ndërsa veprimi i saj habiti të gjithë.
Pas saj qëndronte një nga miqtë e saj, i cili i rrinte me një sharrë elektrike e i maskuar.