Bebe Rexha e revoltuar me fotografitë e shkrepura nga paparacit që po qarkullojnë në media

Bebe Rexha e revoltuar me fotografitë e shkrepura nga paparacit që po qarkullojnë në media

Teksa i gjithë populli amerikan ishin të preokupuar me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, Bebe Rexha shijoi pushimet me të dashurin e saj Keyan Safyari, në plazhet e Meksikës.

E ndërkohë, paparacit shkrepën foto të saj teksa ajo kalonte ditën në plazh duke shijuar rrezet e diellit. Mirëpo fotot që qarkulluan në media revoltuan disi këngëtaren, e cila nuk pajtohet me mënyrën se si ato foto e paraqesin.

Si referencë, më poshtë janë fotot që janë publikuar nga e përditshmja “Daily Mail”:

Gorgeous: The 31-year-old singer showcased her stunning figure in a black Versace Greca strap one-piece swimsuit while making a splash on the southern tip of Mexico’s Baja California peninsula

Simply stunning: She looked gorgeous as always

Sipas këngëtares, trupi i saj nuk ishte kapur nga këndet më të bukura, me ç’rast reagoi edhe me një sërë videosh në llogarinë e saj në Instagram.

Në videot që postoi në Story, ajo veshi po të njëjtat bikini Versace, duke na dëshmuar se ajo duket më bukur se aty.

“Isha në Meksikë me të dashurin tim për pushime, dhe paparacit publikuan disa fotografi të miat. Dua t’u tregoj se si dukem në të vërtetë. Po kam ije, kam vithe, por kështu dukem veshur në bikini”.

Madje i kërkoi asistentes së saj, të merrte kamerën dhe ta filmonte teksa ajo pozonte nga kënde të ndryshme.

“Charlotte, mund të vish të më filmosh që njerëzit të shohin disa kënde tjera se si unë dukem në bikini?”, i thërret ajo me mirësjellje asistentes së saj.

“E kam të vështirë, sepse nganjëherë është e vështirë për mua të dua veten time. Dhe kur sheh veten në disa foto ku dukesh si mos më keq… po kam strija, kam shenja nga dielli por unë nuk bëj ndërhyrje. Nuk kam modifikuar kurrë trupin tim”, thotë ajo në një video tjetër.

“Po mundohem të jem e shëndetshme dhe të respektoj atë që më ka dhënë Zoti. Gjithashtu më pëlqen të ha, po ashtu marr edhe medikamente që e bëjnë shumë të vështirë të humbasë peshë”, shprehet më tej Rexha.

Vitin e kaluar, këngëtarja kishte zbuluar se ajo vuan nga çrregullimi bipolar, që shpeshherë e bën të ndjehet keq dhe ia pamundëson punën. Më pas ajo ka deklaruar se po e menaxhon çrregullimin e saj mendor me medikamente.

Më poshtë mund të shihni videot që këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com