Bebe Rexha është vajzë me fat por i dashuri i saj është më fatlum

Bebe Rexha është vajzë me fat por i dashuri i saj është më fatlum

Së fundmi Bebe Rexha shijoi pak ditë pushimi me të dashurin e saj, Keyan Safayari, në Meksikë, njofton Insajderi.

Por më parë, në një intervistë, ajo kishte shprehur se i dashuri i saj, “është shumë i ëmbël dhe mbështetës” për gjithë çka ajo bën dhe se ndihet “shumë e veçantë”. Thotë se është vajzë me fat, por i dashuri i saj është më fatlum – kuptohet, për faktin se ka atë në jetë.

“Ai është me të vërtetë shumë i ëmbël dhe mbështetës; është i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, në anën tjetër do të thoja, po ai e kupton. Është aty për mua. Nuk më pengon ta ndajë me adhuruesit e mi dhe njerëzit e tjerë, por jam një person që dua të njihem për artin tim jo lidhjet romantike”, u shpreh ajo.

“Por, mendoj se kam gjetur dikë që është shumë i veçantë dhe më vërtet të lumtur. Kështu që jam me fat. Edhe ai është me fat. Më fatlum do të thoja!”

Këngëtarja tha se mirëkuptimi dhe komunikimi është ajo që po mban gjallë romancën e saj me kineastit. Dyshja janë shumë transparent me njëri tjetrin.

“Mirëkuptimi dhe komunikimi është super, super i rëndësishëm. Dhe unë jam shumë transparente. Mendoj se ajo që ka rëndësi në një lidhje është kjo. Është e rëndësishme në jetë dhe miqësitë që krijon”.  /Insajderi.com