Bebe Rexha fyen rëndë presidentin Trump

Bebe Rexha fyen rëndë presidentin Trump

Këngëtarja  e njohur shqiptare Bebe Rexha, në profilin e saj në Facebook ka publikuar një video në koncertin e saj duke fyer rëndë presidentin e ShBA-ve Donald Trump.  Ajo në video shihet duke thënë “Fuck Donal Trump”.

“Unë jam vajza e një imigranti. Nuk do të isha këtu në qoftë se babai nuk do të vinte nga Shqipëria në Amerikë. Kjo është shtëpia e të lirëve. Ndal prishjes së ëndrrës amerikane,” shkroi ajo në Facebook.

Në video shihet se fjalia e saj “Fuck Donald Trump” ka ngjallur reagime të mëdha dhe brohoritje.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbeberexha%2Fvideos%2F1332079813505611%2F&show_text=0&width=560″/]

Amerika gjendet në një debat të ashpër qysh prej ardhjes së Trump në krye të shtetit, si pasojë e politikave të tij të egra kundër emigrantëve, duke ndaluar hyrjen në Amerikë të miliona qytetarëve që jetojnë në shtete islamike.

Rexha është një nga yjet më të njohura në Amerikë të muzikës pop dhe së fundmi ka marrë pjesë në një koncert të organizuar posaqërisht për temën e emigrantëve në Amerikë.

Ndërsa në një performancë të para disa ditëve në rrugë, Bebe Rexha, shihet teksa ndihet krenare me prejardhjen e saj, aq shumë saqë ka “obliguar” fansat e saj të bërtasin “kuq e zi”. /Insajderi.com

Letting Brooklyn Know… Kuq e zi. Red and black.

Posted by Bebe Rexha on Saturday, 1 April 2017