Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shënoi një ndër arritjet më të mëdha të karrierës në janar të këtij viti.
Rexha tejkaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në platformën e muzikës, Spotify, me këngën e vitin 2016 “In the name of love”, që erdhi në bashkëpunim me DJ-në e famshëm botëror, Martin Garrix.
Kënga “In the name of love”, që në shqip do të thotë “Në emër të dashurisë”, është një himn i dashurisë për miliona njerëz në mbarë botën.
‘Spotify’, si dhuratë për këtë sukses e ka surprizuar këngëtaren me pllakatën e mirënjohjes për arritjen e shifrës 1 miliard dëgjime.
Bebe Rexha së fundmi publikoi një Instagram një video mjaft qesharake, ku tregonte se si ajo po festonte suksesin e arritur nga kënga “In the name of love”.
Ajo është mjaft e njohur për karakterin e saj karizmatik. Së fundmi ajo u shfaq duke ngrënë ‘cornfleks’-a, me pjatën e vendosur mbi pllakatën e mirënjohjes së Spotify-t.
View this post on Instagram
“Faleminderit Spotify, të gjitha shakatë mënjanë, në mënyrë shumë mirënjohëse. Faleminderit djema. (Gjithashtu a vendos dikush tjetër kube akulli në qumështin e tyre?)”, ka shkruar Bebe në Instagram.
31-vjeçarja ka premtuar se këtë të premte do të publikojë këngën e saj të re me titull “Sacrifice”. /Insajderi.com