Bebe Rexha i bën nënës surprizë: ‘Meriton 1 milion të tilla’

Bebe Rexha i bën nënës surprizë: ‘Meriton 1 milion të tilla’

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, prej vitesh tashmë është bërë shumë e njohur dhe ka arritur një sukses të madh në Amerikë  ku dhe këngët e saj janë kthyer  në hite.

Ajo asnjëherë nuk ngurron që të tregoj hapur origjinën e saj shqiptare dhe në emisione të ndryshme ka folur plotë krenari për vendlindjen e saj.

Së fundmi, këngëtarja  ka vendosur të surprizojë nënën e saj  në mënyrën më të ëmbël. Nëpërmjet disa videove të publikuara në ‘Instastory’ shihet se  Bebe i ka organizuar një surprizë  nënës së saj  për ditën e  nënës.

“Çanta e parë  ‘Chanel’ për mamin. Të dua, meriton 1 milionë çanta ‘Chanel’, ka shkruar Bebe pranë postimeve duke treguar se nëna e saj  është habitur dhe përlotur nga surpriza që e bija i kishte përgatitur.