fbpx

Bebe Rexha me një vallëzim të nxehtë në pishinë me stilistin personal

Bebe Rexha me një vallëzim të nxehtë në pishinë me stilistin personal

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me koncerte të njëpasnjëshme në bashkëpunim me bendin Jonas Brothers.

Pos kësaj, bukuroshja jonë po gjen kohë të relaksohet duke u freskuar në plazhe dhe pishina të ndryshme.

Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa vallëzon në pishinë në krah të stilistit, Wilford Lenov.

“Kur ti dhe miku juaj më i mirë jenë tepër ekstra”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja në rrjetet sociale.

Ndryshe, Bebe është pjesë e koncerteve të grupit të njohur amerikan, Jonas Brothers. /Telegrafi/