Bebe Rexha ndërpret lidhjen direkte pasi një burrë i ekspozon pjesët intime

Bebe Rexha ndërpret lidhjen direkte pasi një burrë i ekspozon pjesët intime

Një mashkull i paidentifikuar ekspozoi veten gjatë një seance live të improvizuar në Instagram të drejtuar nga Bebe Rexha në pasditen e 4 marsit dhe kështu ajo është detyruar të ndërprejë transmetimin direkt, njofton Insajderi.

Këngëtarja që se fundi ka lansuar një këngë të re me titullin “Sacrifice”, shpesh bën lidhje direkte në Instagram, për të folur rreth jetës së saj, shëndetit mendor dhe rutinave të bukurisë – është kjo një mënyrë e saj që të qëndrojë më afër ndjekësve.

Rreth tetë mijë persona ishin kyçur të ndiqnin këngëtaren që po bisedonte me ndjekësit e saj, në momentin kur njëri nga ata ekspozoi turpshëm veten.

Videoja e mëposhtme tregon momentin kur ndodhi incidenti.

Pas ndërprejres së shpejtë të transmetimit, këngëtarja shfaqi frustrimin e saj me një postim në Twitter.

“Sinqerisht jam e neveritur. E tronditur… më vjen shumë keq për çfarë ndodhi”, shkruan ajo.

Kur Rexha më vonë u kthye në platformë, 35,000 u kyçën. Këngëtarja ishte veçanërisht e shqetësuar sepse, ndërsa është 31 vjeçare, ndjekësit e saj janë shumë të rinj.

Në një postim tjetër në Twitter, ajo gjithashtu kërkoi nga ndjekësit të gjenin emrin e llogarisë që ai po përdorte që të raportohej. /Insajderi.com