“Bebe Rexha ndërroi jetë si pasojë e mbidozës” – gënjeshtra që tronditi adhuruesit e këngëtares

“Bebe Rexha ndërroi jetë si pasojë e mbidozës” – gënjeshtra që tronditi adhuruesit e këngëtares

Bebe Rexha reagoi pas një postimi të tmerrshëm në Tëitter, që pretendonte se këngëtarja ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës, njofton Insajderi.

Postimi që kishte që nga e hëna që qarkullonte në rrjetin social, nxiti edhe reagimin e këngëtares si shkak i shqetësimit të gjithë adhuruesve të saj.

“Oh Zot, qëndroj larg rrjeteve sociale për nja tri ditë, dhe jo vetëm që kam vdekur por edhe nga një mbidozë??!?”, shkroi ajo në një postim në rrjetin social.

Disa fansa i dërguan këngëtares edhe disa ‘screenshots’ të postimeve false, ku pretendohej se edhe CNN kishte konfirmuar vdekjen e saj dhe se familja e Bebe Rexhës kishin lëshuar një deklaratë. /Insajderi.com