Bebe Rexha po punon këngë për grupin e famshëm por ata nuk e dinë akoma

Bebe Rexha po punon këngë për grupin e famshëm por ata nuk e dinë akoma

Bebe Rexha u tha fansave se ajo ka qenë e zënë me krijimin e një demo, për grupin e famshëm korean, BTS, njofton Insajderi.

Ajo insistoi që banda e djemve K-Pop – e cila përfshin RM, Jin, SUGA, J-Hope, Jimin, V dhe Jungkook – nuk e kanë dëgjuar akoma ndërsa është ende në fazën e saj fillestare, por po tingëllon “fantastike”.

Këtë e zbuloi në një lidhje direkte në Instagram ku tha: “BTS nuk e kanë dëgjuar. Nuk është një këngë për ta. Thjesht po shkruaj një ide për ta”.

“Ka nevojë për punë, ka nevojë për shumë punë. Por është fantastike”, shtoi ajo më tej. /Insajderi.com