Bebe Rexha “prish” shoqërinë me Rita Orën

Bebe Rexha “prish” shoqërinë me Rita Orën

Rita Ora festoi ka festuar të hënën 28-vjetorin e lindjes. Ylli i muzikës  me famë ndërkombëtare ka marrë shum urime dhe dhurata.

Por ajo çfarë bie në sy mos urimi nga  mikja dhe kolegeja e saj me prejardhje të njëtjë Bebe Rexha.

Rita nuk është uruar për ditëlindje nga mikja e saj më e mirë Bebe Rexha.

Dy këngëtaret njihen për marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe gjithmonë kanë përkrahur njëra-tjetrën, e në shumë evente janë shfaqur bashkë, ku edhe kanë bashkëpunuar në këngën “Girls”.

Por kohët e fundit Bebe është parë shumë në shoqërinë e Dua Lipës dhe fansat e kanë kritikuar se po harron Ritën.

Bebe e mohoi këtë fakt, duke pohuar se ruan miqësinë me të dy këngëtaret shqiptare, por mesa duket pohimet e fansave janë të vërteta.

Mbetet për tu parë nëse marrëdhëniet mes Orës dhe Rexhës janë prishur apo jo.