Bebe Rexha shtyn publikimin e albumit “deri kur bota të jetë në një vend më të mirë”

Bebe Rexha shtyn publikimin e albumit “deri kur bota të jetë në një vend më të mirë”

Bebe Rexha ka njoftuar se po shtyn publikimin e albumit të saj të ri, njofton Insajderi.

Megjithëse e pranon se fansat e saj janë “të irrituar” nga mungesa prurjeve të reja muzikore, këngëtarja thotë se dëshiron të presë “derisa bota të jetë në një vend më të mirë” për të ndarë muzikë të re.

“Unë e di se fansat e mi janë jashtëzakonisht të irrituar sepse duan muzikën e re”, shkroi këngëtarja në Twitter. “Unë ju premtoj se unë dhe ekipi im kemi punuar më shumë se kurrë. Çdo ditë, çdo javë të vetme. Ne nuk jemi ndalur”.

Ajo e quajti albumin e ri si “projektin më të mirë për të cilin kam punuar ndonjëherë”, duke shtuar: “Mezi pres që ta dëgjoni. Por ne mendojmë se tani nuk është koha e duhur për ta lansuar. Sapo Bota është në një vend më të mirë ne do t’i publikojmë të gjitha”.

“Ne thjesht po presim kohën e duhur. Unë ju premtoj pritja do ia vlejë”. /Insajderi.com