
Bebe Rexha është duke u përgatitur për publikimin e bashkëpunimit të saj të ri, “Baby I’m Jealous”, me krijuesen e hitit “Say So”, Doja Cat, njofton Insajderi.
Këngëtarja 31-vjeçare Bebe dhe 24-vjeçarja Doja u panë të mërkurën në skenë ndërsa ishin zbukuruar me kostume të frymëzuara nga epoka e viteve 70 gjatë xhirimeve të tyre për videoklip.
Duke ecur drejt garderobës të tyre për një ndryshim veshjesh, artistet dukeshin të ngazëllyera që u iu rikthyen xhirimit e glamurit, në Los Angeles.
Xhirimet lejohen në Los Angeles për sa kohë që ekuipazhi dhe aktorët përdorin disa masa paraprake që sigurojnë që COVID-19 të mos përhapet, si puna në zona të ndryshme dhe përdorimi i stacioneve të larjes së duarve, si dhe testi i shpeshtë COVID-19.
Artistet nuk kanë dhënë ende një datë se kur do të lansohet bashkëpunimi i ri. /Insajderi.com
Burimi: Daily Mail