Bebe Rexha tani është një flokëkuqe dhe gjithë punën e bëri vetë

Bebe Rexha tani është një flokëkuqe dhe gjithë punën e bëri vetë

Bebe Rexha qenka nga ato vajzat ‘e bëj unë vetë’, edhe kur vie puna tek pamja.

Ajo sapo debutoi me një ngjyrë të re flokësh, pasi për shumë gjatë ka qenë një bionde platinum e përbetuar.

Për këtë ndryshim ajo nuk shkoi në sallon bukurie që të trajtohej nga një profesionist por e bëri vetë, ashtu siç u pa në një postim që ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

View this post on Instagram

New me 🔥 watcha think?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Ndjekësit e këngëtares nuk mund të besonin rezultatet fantastike të punës, duke marrë parasysh se ajo bëri vetë ngjyrosjen, në shtëpi.

“Unë jam i habitur si një njeri i famshëm po ngjyrosë vetë flokët, dhe jo një stilist”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër komentoi për ngjyrën që po pikonte në bluzën e saj të bardhë. “Duket e mahnitshme, por e gjora ajo bluza e bardhë”.

Të tjerët teorizuan se pamja e re do të niste një epokë të re për këngëtaren, e cila besohet se së shpejti do të bashkëpunojë me Doja Cat. /Insajderi.com