Bebe Rexha të premten do të performojë në Tiranë

Bebe Rexha të premten do të performojë në Tiranë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha do të performoj të premten me 9 shtator, në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në Tiranë ajo do të vije me platformën muzikore, Electronic Beats, ku përveç Bebe Rexhës, pjesë e kësaj mbrëmje do të jenë edhe DJ britanik Fatboy Slim dhe grupi Honne, lajmin e ka bërë të ditur faqja e Telecom Electronic Beats Festival Tirana, në faqen e tyre në Facebook.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/I80pPKpQrDg” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

Bebe Rexha do të performoj përherë të parë në Tiranë, ku do të këndoj hitet e saj “No broken hearts” apo “I can’t stop drinking about you”.

Ajo është edhe krijuese e shumë hiteve tjera, të artistëve botëror si Rihanna, Selena Gomez, Iggy Azalea, Nicky Jonas, e shumë të tjerë. /Insajderi.com