Bebe Rexha tregon pse e don veten

Bebe Rexha tregon pse e don veten

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha në një intervistë për Flaunt Magazine ka zbuluar se çfarë e ka bërë që të dojë vetveten.

Ajo thotë se, “thyerja e zemrës ishte e mrekullueshme pasi kjo e ka mësuar që ta dojë vetveten”.

Ylli i “No Broken Hearts” ka thënë se njerëzit duhet ta bëjnë veten e tyre të lumtur, në mënyrë që të mos pendohen për ndonjë gjë.

“Duhet ta bësh veten të lumtur sepse nuk do të donit të vdisnit duke u penduar për ndonjë gjë, dhe të thuash se jetove për të tjerët. Kjo është një gjë që nuk e bëj, nuk jetoj për të tjerët”, ka thënë ajo për Flaunt Magazine.

Më tutje ajo ka shtuar se gjëja më e rëndësishme në jetën e saj është se mësoi ta dojë veten.

“Unë gjithmonë kam qenë në dashuri me njerëz të tjerë apo duke provuar të gjej dashurinë, ose kacavirresha për të. Mendoj që me thyerjen e zemrës sime ishte një gjë e mrekullueshme sepse isha në gjendje të mësoj se si ta doja vetveten, që është gjëja më e rëndësishme”, është shprehur Bebe Rexha.