
Tayna po zgjeron karrierën e saj artistike, duke bashkëpunuar me artistë të huaj.
Hera e fundit që e pamë në një bashkëpunim internacional, ishte me D’Algerino i cili u publikua në janar të këtij viti. Emri i tij i vërtetë është Samir Djoghlal ndërkaq emri skenik është reference i prejardhjes së tij algjeriane.
Tani, është gati një bashkëpunim i ri mes Taynas dhe reperes gjermane, Ivorian Doll. Lajmin e bëri të ditur vetë reperja me anë të një postimi në llogarinë e saj, duke mos ndarë detaje të tjera të publikimit, njofton Insajderi.
Reperja 23 vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Vanessa Mahi dhe është e njohur për këngët hite si “Queen of Drill”, “Rumours”, “Body Bag” dhe “Clout”.
Së fundmi, Tayna është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Cricket dhe Flori Mumajesin, të titulluar “Magdalena”. /Insajderi.com