“Bekimet më të mira i kemi nga prindërit”, Mozziku uron festën me foto familjare

“Bekimet më të mira i kemi nga prindërit”, Mozziku uron festën me foto familjare

Reperi i mirënjohur – Mozzik – ka uruar festën e Kurban Baramit, njofton Insajderi.

Këtë reperi nga Ferizaj e bëri duke publikuar një imazh familjar për t’i dhënë më shumë kuptim kësaj feste.

Me këtë rast ai bëri dedikimin më të bukur prindërve të tij, por jo rrallë herë ka vepruar ngjashëm.

“Ndër bekimet më të shpeshta e më të mirat i kemi nga prindërit. E ne ndihemi edhe më shumë të bekuar kur cdo festë janë pranë nesh. Urime Festën e Kurban Bajramit nga familja Aliu! Zoti ju ruajtë e ju dhashtë begati në shtëpitë tuaja”, ka shkruar Mozzik derisa sjellë foton me prindërit dhe vëllain e tij, Getinjon.

Ndryshe, reperi së fundmi ka lanësuar këngën e tij me titullin “Dashni me photoshop”. /Insajderi.com