Bella Hadid ka filluar një luftë me Instagram-in.
Të martën, modelja ka kritikuar këtë platformë sociale online, pasi që u njoftua se postimi i saj në Instagram, është larguar, për siç thuhet “ngacmim dhe bulizëm”, njofton Insajderi.
“Ne i kemi këto rregulla sepse duam që komuniteti jonë të ndjehet i respektuar dhe i sigurt”, thuhej në njoftimin që i kishte ardhur asaj.
Postimi i shlyer ishte një foto e pasaportës amerikane të babit të saj, Mohamed Hadid, e ku thuhej se vendi i tij i lindjes është Palestina.
“Instagrami ka larguar postimin tim që vetëm tregonte babanë tim dhe vendin e tij të lindjes Palestinën dhe një fotografi e pasaportës së tij amerikane”.
Hadid i ka kërkuar Instagramit shpjegim për çfarë ka ndodhur.
“Instagram, saktësisht cila pjesë e të qenurit krenare për vendlindjen e babait tim Palestinën, qenka “bulizëm, ngacmim, pamje e padëshirueshme, lakuriqësi e tepruar?”, ka shkruar Hadid.
“A nuk qenkemi të lejuar të jemi palestinez në Instagram? E kjo për mua është bulizëm (ngacmim). Ju nuk mund ta shlyeni historinë, duke i bërë njerëzit të heshtin. S’funksionon ashtu”.
Më pas ajo ka vazhduar me postime, duke e publikuar përsëri pasaportën e babait të saj dhe ka shkruar: “A dëshironi që ai ta ndërrojë vendin e tij të lindjes?”.
23 vjeçarja ka deklaruar se “unë jam një palestineze krenare”.
Ajo gjithashtu ka kërkuar nga fansat e saj që të postojnë të gjithë se ku kanë lindur prindërit e tyre.
“Kujtojani atyre se sa krenar jeni me prejardhjen tuaj”.
Pas këtij reagimi të Hadid, një zëdhënës i Instagramit, ka thënë për Page Six se politikat e Instagramit janë që të mbrojë njerëzit dhe prandaj nuk lejojnë foto ku shihet numri serik i pasaportës, por fotoja që e ka postuar Hadid kishte të shlyer numrin, “prandaj ne e kemi rikthyer postimin dhe kemi kërkuar falje”.