Bella Thorne kërkon falje për deklaratën e cila solli ndryshime në OnlyFans

Bella Thorne kërkon falje për deklaratën e cila solli ndryshime në OnlyFans

Bella Thorne u ka kërkuar falje punonjësve të seksit për shkak të furisë që shkaktoi kur doli me deklaratën se kishte fituar një million dollarë për një ditë në OnlyFans.

Fitimi i saj kishte ndikuar në humbjen e punonjëseve të seksit dhe yjeve që ndajnë në këtë llogari fotografi nudo ose me përmbajtje seksuale, prandaj OnlyFans ndryshoi politikat e faqes.

Këto ndryshime rezultuan me faktin që anëtarët nuk mund të paguajnë më shumë se 50 dollarë për foto, ndërsa datat e pagesave u rritën nga 7 deri në 30 ditë.

Bella u akuzua nga pjestaret e komunitetit të seksit sepse sipas tyre ajo kishte gënjyer fansat për natyrën e fotove për të cilat ata do të paguhen.

Bella e cila si duket ka qenë duke hulumtuar për një rol i cili ka të bëj me botën e fotove më përmbajtje seksuale, ka kërkuar falje për pproblemet financiare që mund të u ketë shkaktuar postueseve në OnlyFans.

“Unë doja të sjell më shumë vëmendje në këtë medium, sa më shumë njerëz të ketë në këtë faqe, më të mëdha do të jenë gjasat për të normalizuar stigmën. Unë e kam rrezikuar karrierën time disa herë, për të larguar stigmën pas punës së seksit dhe pornografisë.

Unë kam shkruar dhe bërë regjinë e një filmi pornografik, përkundër paralajmërimeve të menagjerit tim sepse doja të ndihmmoja lidhur me stigmën që qëndrojnë pas seksit”, ka thënë Bella Thorne.

Ajo ka treguar se do të takohet me përfaqësuesit e OnlyFans, për të zbuluar arsyen e ndryshimeve./Insajderi.com