Berat Buzhala i bën një dedikim prekës babait të diagnostifikuar me coronavirus

Berat Buzhala i bën një dedikim prekës babait të diagnostifikuar me coronavirus

Siç e ka bërë të ditur vetë gazetari, Berat Buzhala dhe një pjesë e familjes së tij kanë rezultuar pozitiv për coronavirus, njofton Insajderi.

Gazetari ka qenë mjaft aktiv në rrjete sociale duke dokumentuar ndryshimet e tij shëndetësore, dhe duke ndërgjegjësuar të gjithë ata që e ndjekin e më tej, se nuk duhet injoruar virusin e aq më pak të pretendojnë se një i tillë nuk ekziston.

Por një postim që ka bërë, ka pasur një natyrë më ndryshe – më prekëse.

Buzhala shkruan fjalë të ndjera për babanë e tij, që duket se është në gjendje të rënduar i shtrirë në spital.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai shkruan, “Naten e mire T’at. Bonu i fort e çohu neser. Befasona neve, befasoi edhe mjeket. E di qe prape kam me u marre me ty, mas shpines tande, ama gjithashtu e di qe ti e ke dite qe une po merrna me ty dhe veprat tuja. Na nuk jemi babe e djale, na jemi shoke. Naten prinduc.

(Kurse ju te tjeret qe po mendoni qe COVID eshte shpikje me te vertete ju deshiroj shume fat. Fat i deshiroj edhe shtetit qe e ka vendose me e pa si spektatator kete lufte qe tashme ka fillu.)” /Insajderi.com