Bëri bujë me historinë e saj për trafikimin ‘Miss Universe Kosova’ e pranishme në protestën e organizuar për vrasjen e 18-vjeçares

Bëri bujë me historinë e saj për trafikimin ‘Miss Universe Kosova’ e pranishme në protestën e organizuar për vrasjen e 18-vjeçares

Modelja, Tuti Sejdiu, për publikun shqiptar u bë e famshme që nga përzgjedhja e saj si “Miss Universe Kosova 2020” , ku do të përfaqësoje Kosovën në sferë ndërkombëtarë.

Bukuroshja nga Gjilani po ashtu mori vëmendje edhe për historinë e saj të trishtë, pasi si fëmijë 13-vjeçar ishte përdhunuar, por edhe i kishte shpëtuar një trafikimi.

Sejdiu tregoi tmerrin që kishte përjetuar kur ishte përdhunuar e trafikuar në moshën 13-vjeçe prej disa personave nga Kosova në Serbi.

‘Miss Universe Kosova’-Tuti Sejdiu

Ajo më pas ka treguar së babi i saj gjendet në paraburgim dhe ata nuk dinë asgjë për të pasi që atyre nuk ju lejohet ta takojnë.

Ajo sot në një postim ka treguar së ka qene pjesë e protestës që është organizuar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj nga dy persona.

“Sot në protestë për MARIGONEN dhe për të gjitha viktimat e dhunës, shantazhimit, kërcënimit, trafikimit. Ti luftojmë këto dukuri të tmerrshme që raste të tilla të mos kemi më”.

Uroj që organet e drejtësisë ta dënojnë maksimalisht këtë përbindësh. Marigonën nuk e kthejmë dot, por mund te shpëtojmë edhe shumë Marigona të tjera. Raporto dhunën & mos duro”, ka shkruar ajo.

 

Protesta u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore përballë stacionit policor në Ferizaj.

Në lidhje më rastin të dy personat e dyshuar janë arrestuar nga policia e Kosovës./Insajderi.com