Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani, ka vendosur që jetën dhe karrierën muzikore ta zhvillojë në Turqi, atje ku është zhvendosur tash e disa vite, njofton Insajderi.
Përveç karrierës, ai duket se po jeton një jetë të re edhe nga ana personale.
Së fundmi, Bertani na ka prezantuar të dashurën e tij, e cila është aktore e njohur në Turqi.
Me rastin e ditëlindjes së saj, artisti ka publikuar një foto me të mbi të cilën ka lënë një dedikim dashurie.
“Urime ditëlindjen për ty e dashura ime. Për shumë vite të tjera ne do të përmbysim”, shkroi ai./Insajderi.com