
Me siguri të gjithë e mbani mend Bertan Asllanin, këngëtarin shqiptar i cili ka sjellë hite që edhe sot dëgjohen. Prej vitesh Bertani jeton në Turqi ku vazhdon karrierën muzikore dhe madje provoi edhe veten në aktrim vite më parë.
Së fundmi Bertani është bërë pjesë e serialit më të ri turk “Kimse Bilmez” (Askush nuk e di), jo si aktor por si kompozitor.
Bertani ka krijuar muzikën e këtij seriali që është ndër më të ndjekurit në Turqi këtë verë.