Aktori i dashur i humorit tani edhe një këngëtar, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ndau një dedikim prekës për shokun e tij të ndjerë, biznesmenin Eugert Lazajt, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij më 30 korrik, njofton Insajderi.
“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!” – shkruan Besi në Instagram.
Eugert Lazaj pronar i “Adorion Palace” u gjet i vdekur në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Sipas informacionit zyrtar, Lazaj kishte plagë të shumta në trup me armë zjarri, por ende nuk dihet nëse është vrarë apo është vetëvrarë.
“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit në Shqipëri./Insajderi.com