Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër personazhet e showbiz-it që nuk kanë dëshirë të jenë pjesë e titujve të mediave, për jetën e tyre private.
Mirëpo, duket se për ta është e pashmangshme të përballen me lajmet e mediave, disa herë edhe shumë shqetësuese dhe të rreme. Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një lajm të publikuar, ku shkruhej se ai dhe Xhensila ndodheshin në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti me makinë.
Duke njoftuar se nuk ka ndodhur asnjë aksident, Besi bën thirrje të mos abuzohet në këtë mënyrë sepse janë familjarët e tyre që i vuajnë pasoja.
“Gjithçka ka një limit, deri këtu jo. Nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tullë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. Lavdi Zotit jemi mirë vetë dhe s’ka ndodhur asgjë, por po na le zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjarët duke lexu këto idiotsira që përhapen pa filtra.” – shkruan Bes Kallaku në “Instagram”.