Besi tregon si ka ndryshuar jeta në çift pas ardhjes së Ajkës

Besi tregon si ka ndryshuar jeta në çift pas ardhjes së Ajkës

Dy vite më parë, Besi dhe Xhensila ishin të pranishëm në “Dua të të bëj të lumtur”, ku edhe pse e dinin që Ajka ishte rrugës, asokohe nuk thanë gjë publikisht. Dje Besi u rikthye në emision, kësaj radhe si një baba i përkushtuar dhe i gatshëm të flasë hapur për eksperiencën me vajzën e tij, Ajkën. Siç tregon ai, pas ardhjes së Ajkës në jetë, ai ndihet shumë i pasur.

“Njeriu duhet të mbushë shpirtin dhe jo të mbushë ditën. Kështu që sot jam realisht shumë i pasur në shpirt, jam shumë i pasur në dashuri”, -është shprehur Besi në lidhje me Ajkën.

Po jeta në çift si ka ndryshuar pasi Besi dhe Xhensila u bënë prindër?

“Patjetër që ndryshojnë gjërat. Ti je pak më i kushtëzuar, përkushtimi duhet të jetë pak më i madh. Por, mbi të gjitha ka rëndësi harmonia. Ajo ngrohtësia kur ne ulemi tek oxhaku me Xhensilën, kemi edhe Ajkën dhe themi: “Çfarë paskemi humbur!” –ka rrëfyer ai.

Për sa u përket planeve për një fëmijë tjetër, Besi ka treguar se aktualisht janë duke shijuar Ajkën.