Beyonce blen markën e njohur të veshjeve sportive

Beyonce blen markën e njohur të veshjeve sportive

Këngëtarja amerikane Beyonce ka blerë markën e veshjeve sportive “Ivy Park”, e cila u lansua dy vjet më parë nga milioneri britanik Philip Green, i cili është përballur me akuza për ngacmim seksual.

“Pas diskutimeve për gati një vit, Beyonce ka blerë 100 për qind të aksioneve të markës Ivy Park”, thuhet në deklaratën e kompanisë”.

Asnjë detaj financiar nuk u zbulua përpos  njoftimit. Ndërsa marrëveshja u raportua për herë të parë në “Financial Times”.