Beyonce dhe Jay Z janë aktivistë edhe pse nuk i shohim duke marshuar në protesta

Brenda disa javësh nga vrasja e George Floyd më 25 maj, të famshëm si Jay-Z dhe Beyoncé dënuan publikisht tragjedinë së bashku me shumë prej nesh. Ndërsa protestuesit u mblodhën për të marshuar nëpër qytete në të gjithë vendin dhe në botë, disa mendonin se çfarë do të thoshin ose bënin yjet e tyre të preferuar, njofton Insajderi.

Beyonce dhe Jay Z janë aktivistë edhe pse nuk i shohim duke marshuar në protesta

Beyoncé lëshoi një video duke dënuar publikisht brutalitetin e policisë dhe duke kërkuar ndryshim, dhe Jay-Z kontaktoi zyrtarët e qeverisë së Minesotës direkt për t’i shtyrë ata të ndërmarrin veprime.

Ky reagim nuk ishte i papritur, por disa fansa kanë qenë kritik ndaj dyshes dhe po i krahasojnë ata me të famshmit që protestuan në rrugë. Mirëpo ka një arsye që ndoshta çiftin nuk do e shohim kurrë në këmbë duke marshuar.

Dyshja thjeshtë punojnë në prapavijë!

Këta të dy kanë një tendencë për të qëndruar nën radar me disa nga punët e tyre në komunitet. Byeonce dhe Jay-Z kontribuojnë kohë dhe para për kauza të ndryshme.

Megjithëse nuk u konfirmua deri kohët e fundit, ata kanë paguar lirimin e protestuesve të “Black Lives Matter” për vite me radhë. Ata e bënë atë në vitin 2015 kur njerëzit ishin burgosur në Baltimore dhe Ferguson, dhe ata gjithashtu i dhuruan fonde lëvizjes teksa po rritej në të gjithë vendin.

Beyoncé ka bërë deklarata politike duke mirëpritur nënat e Oscar Grant, Trayvon Martin, Michael Brown dhe Eric Garner për të dhënë çmime në shfaqje dhe duke shfaqur disa prej tyre në videot e saj, si një mënyrë për t’u dhënë atyre shikueshmëri.

Disa të famshëm janë përpjekur qëllimisht të mbeten anonimë ndërsa i kontribuojnë kauzës, në mënyrë që vëmendja të mos hiqet nga ajo. Ndërsa të tjerët po filmojnë veten dhe po pozojnë për kamerat.

Burimi CNN, E! News